Grabovci Konfirmon Plagosjen e Bashkëshortes

Shefi i grupit parlamentar të PDK-ës, Adem Grabovci, ka pranuar se bashkëshortja e tij, Kumrija, është plagosur mbrëmë rreth mesnatës. “Arma ka qenë e nipit. Ai e ka pasur këtë armë kujtim nga vëlla im, i cili është dëshmor. Kur ka ardhur në shtëpinë time, nipi këtë armë e ka vendosur nën televizor dhe gruaja, pasi ka shkuar ai, ka bërë përpjekje për ta larguar nga aty, në mënyrë që mos ta prekin fëmijët. Dhe duke u munduar ta largojë pa dashje i ka shkrepur”, ka deklaruar Grabovci.