Gjyqtari e Mori Vendimin në Pompë Benzine

Miodrag Paviq, gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, e kishte marrë me vete vendimin gjyqësor me të cilin ia jepte të drejtën e kujdestarisë për fëmijët një qytetari nga Pasjani, me banim në Zvicër. “Ndarja e drejtësisë” është bërë në një pikë benzine, pasi ai ka futur 2400 franga në xhep.