Era Tym Duhani në Komunë të Gjakovës (TV)

Inspektorët e Komunës së Gjakovës nuk po e respektojnë ligjin kundër duhanit. Drejtori i Drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative Armend Vokshi thotë ta ketë parë drejtorin e Inspektoratit Faik Bordoniqin duke pirë duhan në zyrën e tij. Drejtori i Inspektoratit duhet vetë t’i ndëshkojë ata që pinë duhan. Vokshi e ka lajmëruar Bordoniqin te shefi i Inspektoratit Sanitar Marjan Marku, por Marku thotë se Vokshi është ngutur, vetëm për t’u mburrur para kryetares Kusari-Lila se po punon.