Ekskursione Keqpërdorimesh

Dallaveret me përzgjedhje të kompanive fituese duket se kanë depërtuar edhe në shkollat e mesme që organizojnë ekskursione për maturantë. Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur raste kur drejtorët e departamenteve të arsimit kanë kërkuar marrëveshje me kompanitë “nën tavolinë” si dhe ndërhyrje të kryetarëve të komunave duke tejkaluar përgjegjësitë tyre.