Edhe Vushtrria me Kamera (TV)

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur të ketë qasje në lëvizjen e qytetarëve të vet përmes kamerave. Sipas përgjegjësve, vendosja e kamerave në qytet do ndikojë pozitivisht në parandalimin e dukurive negative, në sigurinë e qytetarëve, sigurinë në komunikacion e po ashtu në mosdëmtimin e ambientit.