Dhjetëvjeçari Nxirret i Gjallë nga Pusi

Një djalë dhjetëvjeçar, derisa po ruante bagëtinë në fshatin Mamushë, ka rënë në një pus të thellë rreth pesë metra. Ai ka shpëtuar falë dy bujqve, të cilët i kanë dëgjuar thirrjet e tij. Fëmija i mërdhirë është dërguar në spital.