Dënim për Personin që Zvogëloi Votat e Kryeministrit (TV)

Është dënuar me gjashtë muaj burg për mashtrim në votime gjatë zgjedhjeve të 2010-ës Florim Shkreta nga Hani i Elezit. Ai ishte kryesues i qendrës së votimit në fshatin Seqishtë të kësaj komune, i caktuar nga PDK-ja. Në këtë qendër krahas manipulimeve tjera, gjykata konstatoi se Shkreta zvogëloi votat e fituara të kryeministrit Thaçi dhe Fatmir Limajt, ndërsa rriti ato të Hajredin Kuçit e Azem Sylës. Gjashtë të akuzuar tjerë me Shkretën, u liruan.