Avokatët Gjaknxehtë në Rastin e Rrëmbimit në Prizren

Në Gjykatën e Qarkut në Prizren është mbajtur seanca për rastin e rrëmbimit të Gentian Shkrelit, i biri i një biznesmeni të njohur, për lirimin e të cilit familja kishte dhënë 100 mijë euro. Pas rreth një ore vonesë, shkaku i mosmarrëveshjeve mes avokatët, në sallë u ftua dëshmitari Besim Shkreli. Dëshminë e dha edhe Ramit Krasniqi, i cili nxiti reagimet e avokatëve mbrojtës dhe të akuzuarve.