Monedha Euro - Foto: Wikimedia

Zyrtari i bankës has në para të falsifikura

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar në polici për disa para të falsifikuara.

Ankuesi ka njoftuar policinë se gjatë kontrollimit të parave të deponuara ka hasur në katër monedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.