Takimi Thaçi- Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Foto: BE

Zyrtare, Thaçi e Vuçiq takohen më 18 korrik

Rundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë që udhëhiqet nga kryetarët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiqi do të mbahet të mërkurën e ardhshme, më 18 korrik, është kumtuar sot në Bruksel.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka konfirmuar se do të jetë mikpritëse e takimit të ri rreth dialogut, transmeton televizioni publik i Serbisë.

Mogherini me Thaçin e Vuçiqn do të shqyrtojnë përparimin në bisedat e deritashme për normalizimin e përgjithshëm dhe planet për hapat dhe takimet e ardhshme për të siguruar që të dy palët do t’i vazhdojnë bisedat me temp të shpejtuar, ka thënë zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.