Trajneri i ri i KB Prishtinës, Damir Mulaomeroviq, Foto: KB Prishtina/Facebook

Zyrtare: KB Prishtina me trajner të ri

Klubi Basketbollistik Prishtina vetëm një orë pasi kishte bërë zyrtarizmin për largimin e trajnerit të tyre Zollner, tani klubi ka emëruar trajnerin e ri.

KB Prishtina ka emëruar për trajner, Damir Mulaomeroviq, i cili njëkohësisht është edhe trajner i Përfaqësueses së Kosovës.

Prishtina ka thurur shumë lëvdata për trajnerin e ri Mulaomeroviq duke e konsideruar si trajnerin ideal drejt sukseseve të plisave si në garat evropiane po ashtu edhe ato kosovare.

Si lojtar ka qenë pjesë e ekipeve më të famshme në kontinentin tonë si, Cibona, Efes, Panathinaikos, PAOK, Olympiacos e Real Madrid.

Me këto ekipe ka të fituar tituj prestigjiozë individual e ekipor si, kampion e fitues i Kupës së Kroacisë, fitues i Kupës së Turqisë, koshashënuesi më i mirë dhe 3 herë All-Star në Superligën greke, fitues i Euro League me Real Madridin e shumë të tjerë. Ai gjithshtu ka qenë reprezentues i rregullt i Kroacisë.

Pas karrierës së suksesshme si lojtar, atij nuk i munguan sukseset as si trajner, njofton KB Prishtina.

Mulaomeroviq si trajner filloi me ekipin e vendlindjes së tij, Sloboda Tuzla të cilën e udhëhoqi për dy vite. Pas ekipit boshnjak ai u emërua timonier i skuadrës së famshme evropiane Cibona nga Zagrebi, kurse së fundmi udhëhoqi përfaqësuesen e Bosnje dhe Hercegovinës.

Muaj më parë ai morri drejtimin e Kosovës, ndërsa nga nesër do t’a drejtojë KB Prishtinën.