Zyrtare: Djali i Shpend Maxhunit dyshohet për drogë e armë

Djali i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është pjesë e një kallëzimi penal në Prokurorinë e Prishtinës.

Zëvëndësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha ka konfirmuar për KALLXO.com se gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës kanë pranuar një kallëzim penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së.

Sipas Prokurorisë personi në fjalë dyshohet për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

“Dje pas dite e kemi pranuar një kallëzim penal. Kam qenë në një takim por na ka informuar përmes telefonit policia. Unë e di që ka ardhur kallëzimi penal…siç po shifet është emri i djalit tina dhe një kushëri”, deklaroi Berisha.

Ai tha se së bashku me Kryeprokurorin Imer Beka menjëherë janë interesuar për rastin dhe kanë kërkuar që kushdo që e ka shkelur ligjin të vihej përballë organeve të drejtësisë.

“Unë personalisht me kryeprokurorin kemi qenë të angazhuar në këtë ështje dhe kemi biseduar me stacionin e jugut dhe kemi kërkuar urgjentisht pa marrë parasysh kush është në pyetje që e ka shkel ligjin duhet me ardhë”, tha për KALLXO.com Berisha