Zyrtare: Action Bronson nuk konsumoi drogë

Në një deklaratë për KALLXO.com Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka ka konfirmuar se hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se reperi Action Bronson nuk kishte konsumuar narkotikë natën kur ishte shoqëruar në polici. “Rasti është mbyllur dhe ai është liruar” ka thënë Beka për Kallxo.com

Bronson ishte shoqëruar në polici pas koncertit të tij në festivalin “Suny Hill”

Avokati i tij Armend Krasniqi e ka quajtur gabim të policisë arrestimin e tij.

Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik.

“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substance narkotike ajo substancë nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e Neë York”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.

“Z. Bronson për asnjë moment gjatë qendrimit të tij në Republiken e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar.