Zyra ligjore e BIRN gjen shkelje në dhënien e pëlqimit mjedisor kompanisë 'Counture Global'

Zyrtari ligjor në BIRN, Arbër Kadriu, sqaron se ligjet në Kosovë deri tani kanë lejuar që qytetarët apo organizatat të sfidojnë vendimet e qeverisë.

Tutje Kadriu tregoi se përmes analizave të zyrës ligjore në BIRN janë evidentuar disa shkelje ligjore në rastin e dhënies së pëlqimit mjedisor për kompaninë ‘Counture Global’.

“Kemi pa që këtu është shkelë e drejta për me marrë pjesë, sepse pëlqimi mjedisor nuk është diskutuar në publik është diskutuar vetëm raporti. Por, në rastin konkret të termocentralit është që me 22 nëntor, e që ka qenë shumë kohë e shkurtër për me e pa nëse kjo ka me pasë ndikim, nuk mund ta bëjë as ministria e lëre më qytetarët e Obliqit. Ne i kemi mbledhë të gjitha këto fakte dhe i kemi ndërtu disa argumente të arsyetuara ligjërisht dhe e kemi parashtru një padi kundër dhënies së pëlqimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe do të vazhdojmë procedurën për anulimin e këtij vendimi”, ka thënë Kadriu.

https://kallxo.com/matoshi-kerkoj-nga-gjykata-themelore-trajtimin-me-urgjence-te-padise-se-birn-it/

https://kallxo.com/birn-padit-ministrine-e-mjedisit-per-shkelje-ligjore-ne-rastin-e-termocentralit-kosova-e-re/

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

.