iPhone 8 - Foto: Facebook

Zyra e Kryeministrit Blen 'Iphone' 890 Euro

Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ka shpenzuar 890 euro për blerjen e një telefoni të mençur, iPhone 8.

Për këtë aktivitet të prokurimit janë planifikuar të shpenzohen 999 euro, por në fund ofertuesi më i lirë kishte qenë operatori ekonomik, “Mobi-Gega”, për 890 euro.

Tri kompani kanë qenë të interesuar t’i shesin telefona Qeverisë së Kosovës, pasi që kishin ofertuar.

Qeveria Haradinaj në fillim të mandatit kishte blerë 14 telefona, 3 iphone dhe 11 samsung.

Para se të jetë në Qeveri, AAK-ja kishte deklaruar se nuk do të blejnë telefona luksoz me para të shtetit.

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për blerjet e telefonave të mençur dhe të shtrenjtë nga institucionet publike.

http://kallxo.com/ministria-e-integrimit-shpenzon-1210-euro-per-dy-telefona/