Ramush Haradinaj

Zyra e Haradinajt tregon se a i dërgoi ai dhuratë një çifti për lindjen e djalit

Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmeve të publikuara nëpër portale, sipas të cilave shefi i Qeverisë i ka dërguar një dhuratë një të vlefshme një çifti me rastin e lindjes së djalit.

Në sqarimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se lajmet e tilla janë tendencioze dhe shpifje.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se lajmet e disa portaleve me titullin “Kryeministri çon gur kundër mësyshit me urim zyrtar për lindje djali”, janë tendencioze, dhe njëkohësisht shpifje permanente, sikurse edhe shpërdorim i argumenteve në mënyrë që me çdo kusht rasti të ndërlidhet me Kryeministrin”, thuhet në reagim.

Më tej, zyra e Haradinajt sqaron se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli.

“Dhurata nuk është as e zyrës së Kryeministrit e as nuk është paguar nga Zyra e Kryeministrit. Është për keqardhje tendenca me çdo kusht e qarqeve të caktuara për ta njollosur Kryeministrin​”, thuhet në reagim.