Foto: Ilustrim

Zvicër, vritet me thikë 7-vjeçari me origjinë nga Kosova

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin zviceran Basel.

Sipas mediave zvicerane, një fëmijë 7-vjeçar me origjinë nga Kosova është therur me thikë.

Si pasojë e plagëve, 7-vjeçari ka vdekur në spitalin e qytetit.

Rasti tragjik, sipas “24 minuten” ka ndodhur të enjten rreth orës 12:45.

Vogëlushi po kthehej nga shkolla kur është therur nga një person i panjohur.

Atë e ka gjetur mësuesja e tij, e cila po ashtu po kthehej në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Fëmija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka vdekur pak kohë më pas, ka njoftuar përmes një komunikate ministria publike e Baselit-Qytetit.

Sipas “Basler Zeitung”, e cila citon dëshmitarë okularë, fëmija kishte plagë në qafë.

Policia menjëherë kishte nisur një operacion kërkimi të të dyshuarit apo dyshuarve.

Një grua e moshuar ishte parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, raporton 20 Minuten.

Pak kohë më pas, kjo grua 75-vjeçare është paraqitur në Policia dhe e ka pranuar se e ka kryer krimin.

Ajo po vazhdon të merret në pyetje.

Ende nuk janë kuptuar arsyet e këtij krimi.