Zveçan, gjendet një person i vdekur

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka gjetur një person pa shenja jete në Zveçan.

Policia thotë se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes në një largësi prej 150 metra është gjetur një armë zjarri-pushkë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00