Zv.ministri i AAK-së Kërkon Shkarkimin e Ministrit Sefaj dhe Përgjegjësi nga Pacolli

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj duhet të shkarkohet. Ai ka folur edhe për shefin e tij, ministrin e punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

“Konstatuam bashkërisht se shkarkimi i ministrit të brendshëm z. Flamur Sefaj duhet të jete hap i pa evitueshëm e poashtu te shqyrtohet ne detaje përgjegjësia e ministrit te jashtëm z. Pacolli”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Berisha është nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.