Zëvendvs Kryeministri Dalibor Jevtiq dhe Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: ZKM

Zv/kryeministri Dalibor Jevtiç shmangu shkeljen e Ligjit për Konflikt Interesi

Në fund të muajit shkurt, KALLXO.com raportoi se si zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë Haradinaj, Dalibor Jevtiç, jashtëligjshëm mbante një organizatë jo- qeveritare në emër të vetin.

Tre muaj më vonë, Agjencia Kundër Korrupsion ka marr vendim që ta mbyll rastin për zëvendëskryeministrin dhe ministrin serb.

“Mbyllet rasti me nr. AKK-03-02-190/19, për zyrtarin e lartë z. Dalibor Jevtiç, Ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, për shkak se është shmangur gjendja e konfliktit të interesit në ushtrim të funksionit publik”, thuhet në vendimin e Antikorrupsionit që mban datën 14 maj të këtij viti.

Sipas vendimit, rasti mund të rihapet në çdo kohë kur mund të paraqiten rrethana të reja.

Në arsyetimin e vendimit, AKK theksoi se ministri serb ishte deklaruar se organizata jo- qeveritare “Postive Youth Crew” ka kohë që nuk ushtronte aktivitet, poashtu Antikorrupsioni ndërkohë kishte pranuar edhe një dëshmi që Jevtiç kishte bërë shuarjen në mënyrë vullnetare të OJQ-së.

“Me këtë rast, zyrtari i lartë e ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilën ndodhej”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

KALLXO.com raportoi gjatë muajit shkurt se organizata “Positive Youth Crew” figuron në ueb faqen e Departamentit për Regjistrimin e OJQ-ve në Ministrinë e Administratës Publike dhe është aktive që nga 20 shkurti i vitit 2001.

https://kallxo.com/zevendeskryeministri-i-qeverise-haradinaj-mbane-ojq-ne-kunderligjeshem/

Zëvendëskryeministri dhe ministri nga Lista Serbe e shkeli ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik për papajtueshmërinë me ushtrimin e funksionit publik.

Më poshtë mund të shihni vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsion.

 

.