Aksioni ne veri - 28.05.2019

Zubin Potok: Pamjet kur specialë shqelmojnë derën e shtëpisë luksoze

 

Emisioni  “Drejtësia në Kosovë” transmeton rrjedhën e operacionit për luftimin e kontrabandës. Aksioni i cili u zhvillua të martën e ku u përfshinë edhe komunat veriore të vendit është filmuar në çdo hap nga ekipet e “Drejtësia në Kosovë”.

Në reportazhin që transmetohet sonte nga ora 22:20 janë të përfshira situatat më interesante të ngjarjes përfshirë:

  • Plagosjen e policit;
  • Shkëmbimet e zjarrit në mes Policisë dhe serbëve në barrikada;
  • Largimi i barrikadave nga autoblindat;
  • Arrestimin e zyrtarit të UNMIK-ut;
  • Arrestimet e policëve brenda stacioneve të policisë;
  • Sulmet e vazhdueshme mbi policinë nga grupet kriminale.

Reportazhi sjell edhe detaje për rrjetin e kontrabandës në veri, lidhjet e tyre me politikën dhe përfshirjen e grupit të policëve në kontrabandë.

Në intervista ekskluzive, dy udhëheqësit e aksionit në terren nga Inspektoriati Policor dhe Policia flasin për planifikimin dhe realizimin e operacionit.

Emisioni do transmetohet të premten nga ora 22:20 në KALLXO.com dhe GjirafaVideo.