Zoran Zaev Mbron Ligjin për Gjuhët në Maqedoni

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë kohës së festës “Uji i bekuar” në Strugë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, deklaroi se ligji për gjuhët nuk ka mangësi, raporton tv21.tv.

Duke komentuar vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili vendosi veto për Ligjin për gjuhët, Zaev tha se duhet të kemi besim në sistemin dhe theksoi se Ligji nuk ka të asnjëfarë të metash, siç tha presidenti Ivanov.

Të mërkurën, Presidenti i Maqedonisë Ivanov vendosi që të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe të njëjtin e quajti represiv dhe antikushtetues.

“Gjithçka që është konstatuar në ligjin për përdorimin e gjuhëve është në kuadër të amendamentit 5 të Kushtetutës. Nëse diçka bie në kundërshtim më Kushtetutën, kemi Gjykatë Kushtetuese dhe prononcimi i Komisionit të Venecias. Duhet të kemi kujdes më deklarata pasi që përfundimisht kjo çështje politike duhet të mbyllet, t‘i përkushtohemi jetës më të mire dhe perspektivave më të mira për të gjithë qytetarët”, tha Zaev.