Zjarrvënie në Podujevë e Suharekë dhe Obiliq

Tre raste të zjarreve në prona private janë regjistruar gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovë njofton se në fshatin Shtedim të Podujevës një qytetar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri  që ka përfshirë garazhin  e tij, janë djegur dy automjete dhe pajisje  bujqësore. Njësiti i zjarrfikëseve ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Po ashtu, në fshatin Mazgit të Komunës së Obiliqit policia është njoftuar Shqiptar se në rrethana të panjohura nga zjarri  është përfshirë punëtoria e një qytetari  me ç’rast është djegur një veturë dhe disa pajisje pune.. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale  po ashtu nuk raportohet për të lënduar.

Në rastin e tretë në fshatin Grajqevc të Suharekës  është raportuar se se persona të panjohur, i kanë vënë zjarrin çatisë së shtëpisë së një qytetari   e cila ishte në ndërtim e sipër.

Edhe në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.