Zjarri në Trepçë shkaktoi ndërprerje të rrymës në Mitrovicë

Sot rreth orës 12:00 ka filluar të digjet një trafo brenda objektit të Trepcës, që është edhe në pronësi të kësaj ndërmarrje. Të njëjtën kohë është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, kjo ka bërë që Mirovica të jetë pa energji elektrike.

“KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në vendin e ngjarjes, për ku është nisur edhe menaxhmenti nga Prishtina për t’u dalur në ndihmë këtyre ndërmarrjeve që të tejkalohet sa më shpejtë kjo situate”, thuhet në njoftim.

Buzhala tha se KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreht 2/3 e konsumatorëve të Mitrovices, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepca dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë.

KALLXO.com raportoi për zjarrin në Trepçë

https://kallxo.com/zjarr-ne-trepce-lendohet-nje-zjarrfikes-foto/