Zjarri kaplon një banesë në rrugën 'C' në Prishtinë

Një zjarr ka përfshirë një banesë në rrugën ‘C’ në Prishtinë.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është lokalizuar.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 e kemi pranuar një informate për një incident zjarri ne rrugën “C” ne Prishtine, saktësisht ne një banese”, ka thënë ajo.

Sipas saj, menjëherë ne vendngjarje kane dale njësitet policore dhe zjarrfikësit.