Protesta e Zjarrfikesve

Zjarrfikësit i pezullojnë protestat pas ndarjes së 600 mijë eurove nga qeveria

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve Muharrem Beka, për KALLXO.COM, ka thënë se e përkrah vendimin e sotëm të Qeverisë për ndarjen e 600 mijë eurove për këtë kategori të punëtorëve.

Beka ka thënë se për momentin janë pezulluar protestat, pasi sipas tij më në fund çështja e tyre po trajtohet siç duhet dhe se ka reflektim të institucioneve.

‘’Ne si Sindikatë e përkrahim këtë vendim të Qeverisë. Ky vendim është si rezultat i takimeve tona me kryeministrin dhe shprehem mjaft i gëzuar që më në fund, pas shumë viteve çështja e zjarrfikësve po trajtohet siç duhet. Protestat për momentin janë të pezulluara, pasi disa prej kërkesave tona kanë filluar të realizohen. Ndërsa ende mbetet e pa realizuar çështja e nivelizimit të pagave me shërbimet tjera emergjente si për shembull ajo e policisë’’, ka thënë Beka.

Me vendim të Qeverisë, sot janë ndarë 600 mijë euro për Zjarrfikësit, që do të përdoren për kompensimin e orëve shtesë dhe rregullimit të statusit të zjarrfikësve të Republikës së Kosovës.

https://kallxo.com/qeveria-ndau-mbi-gjysme-milioni-euro-per-zjarrfikesit/

.