Zjarrefikesit ilustrim

Zjarrfikësit e Prishtinës largojnë fasadën e dëmtuar që rrezikonte kalimtarët - VIDEO

Ekipet e zjarrfikësve janë vënë në punë pas thirrjes së qytetarëve se fasada e një ndërtese në kryeqytet është e dëmtuar dhe po bie në tokë.

Dy ekipe të zjarrfikësve u kanë dal në ndihmë qytetarëve për heqjen e fasadës së dëmtuar të një ndërtesë afër sheshit “Nënë Tereza”, përballë restorant Pisha në Prishtinë.

Zjarrfikëset kanë filluar ta largojnë fasadën e prishur e cila ka rrezikuar jetën e qytetarëve që kanë kaluar në këtë rrugë.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com video dhe fotografi gjatë këtij aksioni të zjarrfikësve.