Foto: Ilustrim

Zjarrëfikësit protestojnë para qeverisë

Zjarrfikësit të cilët janë të pakënaqur me kushtet dhe pozitën e tyre, kanë vendosur që të protestojnë të sot nga ora 10:00 para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka në një konferencë për media, paralajmëroi protestën e punonjësve të këtij shërbimi.

Arsye për këtë protestë, sipas tij është mungesa e kushteve të punës si dhe problemet e shumta me të cilat ata përballen si në aspektin e të drejtave të punëtoreve, po ashtu dhe në mosimplementimin e ligjeve në fuqi.

Ai tha se kanë pasur shumë premtime nga institucionet e vendit, por se ato kanë mbetur vetëm në letër dhe se gjendja në këtë shërbim, vetëm sa është përkeqësuar dhe se nuk është bërë asnjë hap para.

Beka thotë se ata kanë shpresuar se me rishikimin e buxhetit, do të bëhet zgjidhje për ta, por tani thuhet se s’do të ketë fare rishikim.