Zjarr në Varreza

Varrezat e fshatit Vragoli të Komunës së Fushë Kosovës janë përfshirë nga flakët. Zjarri në mes të këtij fshati ka shkaktuar tym gjatë gjithë ditës së mërkure. Në videon që një qytetar e ka dërguar në KALLXO.com shihet tashmë pjesa më e madhe e sipërfaqes së varreve është kallur.

Gjatë ditës së mërkure është raportuar për zjarrvënie edhe në pjesë tjera të këtij fshati të Komunës së Fushë Kosovës.