Ilustrim

Zjarr në një fabrikë në Drenas

Një person ka raportuar në polici se në rrethana të panjohura fabrika e tij është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:00 në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit.

Njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.