Zjarr i madh në biznesin në rrugën Ferizaj- Kaçanik

Kallxo.com ka pranuar një video-material nga një qytetar ku shihen duke u djegur një biznes skaj rrugës Ferizaj Kaçanik.

Për momentin nuk ka informacione për shkaktarët e zjarrit dhe për dëmet eventuale. Kallxo.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës.

“Po tani e morëm informacionin nga ana e policisë në terren. Një auto servis është përfshirë nga flakët. Deri më tani nuk ka të raportuar për të lënduar dhe jemi duke u marrë me rastin” tha për KALLXO.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.