Ura e Fshejtë, vendi afër të cilit është zhdukur një person - Foto: Facebook

Zhduket Personi që Kërceu në Lumë Afër Urës së Fshejtë

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

Ajo tha se rasti ka ndodhur afër Urës së Fshejtë rreth orës 18:20.

“Sipas informatave që kemi marrë, një person ka kërcyer nga bregu i lumit në ujë dhe nuk ka dalë më. Policia është në vendin e ngjarjes dhe deri më tash nuk ka arritur ta gjejë personin që ka kërcyer”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.