Pamje nga Vushtrria

Zhduket një vajzë edhe në Vushtrri

Një vajzë është raportuar e zhdukur para dy ditësh në Vushtrri.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ajet Gërguri” në Vushtrri me datë 10 maj 2019, rreth orës 2:20.

“Ankuesi ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu, një grua nga Peja ka raportuar në Polici zhdukjen e vajzës së saj.

https://kallxo.com/peje-zhduket-nje-vajze/

www.kallxo.com