Ilustrim

Zhduket një grua nga Shtimja

Një grua nga qyteti i Shtimes është raportuar nga bashkëshorti i saj në Polici se është zhdukur.

Siç njofton Policia e Kosovës bashkëshorti i të zhdukurës ka deklaruar se gruaja i është larguar nga shtëpia që nga data 20 nëntor 2018 rreth orës 17:30 dhe ende nuk dihet për fatin e saj.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka informuar se bashkëshortja e tij ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.