Ilustrim

Zhduket një fëmijë në Fushë-Kosovë

Policia njofton se një qytetar ka raportuar për zhdukjen e vëllait të tij, person i moshës së mitur.

Sipas ankuesit, vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është raportuar dje pak pas mesnatës.

Ankuesi ka thënë se banon në rr. ”Rozafa”, në Fushë-Kosovë.

Rasti po hetohet nga Policia.