Gjykatësi Arben Hoti - Foto: KALLXO.com

Zgjidhja e shpejtë e rasteve në gjykata ndihmon në parandalimin e dhunës në familje

Një varg institucionesh në Kosovë po llogariten si fajtore për mosparandalimin dhe mungesë të kontrollit ndaj fenomenit të dhunës në familje.

Ndër to gjykatat po konsiderohen faktorë determinues në zbutjen e problemeve të këtilla në vend.

Në debatin e emisionit ‘Jeta në Kosovë’ lidhur me këtë çështje, gjyqtari Arben Hoti foli në emër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ai pranoi se ka vonesa në zgjidhjen e lëndëve në këtë gjykatë.

“Nuk është sekret që në Gjykatën Themelore në Prishtinë kemi vonesa në zgjidhjen e lëndëve në kohë të arsyeshme ashtu siç na obligon Kushtetuta… Zgjidhja e çështjeve në kohë sa më të shpejtë do të parandalonte shumë nga situatat që mund të shpijnë te dhuna në familje, dhunimi i integritetit trupor”, tha Hoti.

Në këtë debat rrëfehen edhe të mbijetuarat nga dhuna.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

www.kallxo.com