Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Zgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve për vitin 2019

Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Bedri Hamza sot u mbajt takimi i Komisionit të Granteve, ku u bë përzgjedhja e anëtarëve të rinj të këtij Komisioni për vitin 2019.

Në përputhje me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal, përzgjedhja e anëtarëve të rinj u bë me short, ku për vitin 2019 anëtarë të rinj të këtij komisioni u zgjodhën kryetari i komunës së Skenderajt,  Dragashit,  Podujevës, si dhe kryetari i komunës së Graçanicës, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Me këtë rast, Ministri Hamza përgëzoi anëtarët e deritanishëm për punën dhe kontributin e tyre në Komisionin e Granteve, si dhe i uroj anëtarët e rinj për përzgjedhjen, duke i inkurajuar ata që të përkushtohen gjatë angazhimeve të tyre në këtë Komision, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës.

Në komunikatë thuhet se, ky Komision përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve katër janë anëtar nga Qeveria, një nga Komisioni për Buxhet në Kuvend, si dhe katër anëtarë tjerë janë nga niveli komunal, që përfaqësohet nga tri komuna shumicë dhe një komunë pakicë.