Zgjerohen hetimet ndaj disa prej të arrestuarve në veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar njofton se gjatë bastisjes më 28 maj në operacionin e djeshëm në veri të vendit, te disa të dyshuar janë gjetur armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

Për këtë arsye, prokurori i rastit ka zgjeruar hetimet për personat tek të cilët janë gjetur armë dhe municion, të cilët i kanë poseduar pa leje të organit kompetent, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Policia e Kosovës, e përkrahur nga Inspektorati Policor dhe prokurori i shtetit ka ndërmarrë dje në mëngjes një operacion të gjerë në lokacione të ndryshme në veri kundër grupeve kriminale dhe kontrabanduesve.

https://kallxo.com/konfiskohet-snajper-ne-zubin-potok/

Gjatë operacionit ka pasur rezistencë nga banorët e zonës, me ç’rast ka pasur edhe të shtëna me armë.

Po ashtu, gjatë operacionit nën dyshimin se kanë ndihmuar kontrabandën janë arrestuar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe qytetarë.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-arrestimin-e-zyrtareve-policore/

www.kallxo.com