Shaban Shabani, PDK, Dragash.

Zotimet e Shaban Shabanit për Dragashin

Kandidati për kryetar të komunës së Dragashit nga PDK, Shaban Shabani, i cili nuk ka qenë prezent në Debat Pernime i ka dërguar përgjigjet në 15 pyetjet e ofruara për këtë debat

Këto janë përgjigjet e kandidatit Shaban Shabani

  1. Cili do të jetë vendimi juaj i parë si Kryetar i ardhshëm i Komunës?
  • Vendimi i parë do të jetë emërimi i nënkryetarit të komunës nga komuniteti shumicë dhe emërimi i drejtorëve të drejtorive
  1. Kush do të jetë në ekipin Tuaj: edhe nëse nuk mund të na tregoni saktë kush do jenë udhëheqësit, nënkryetari dhe drejtorët e secilës drejtori, gjë e cila varet edhe nga koalicionet, na tregoni së paku 5 emra drejtorësh dhe nënkryetarësh në mënyrë që publiku ta kuptojë se me çfarë rangu të profesionistëve mendoni të qeverisni?
  • Selami Saiti do të jetë nënkryetar, ndërsa nënkryetari nga komuniteti boshnjako goran do të zgjidhet nga Kuvendi i Komunës
  • Për emërimin e drejtorëve do të bisedohet me partnerët e koalicionit pas marrjes së mandatit
  1. Cili është premtimi juaj: kur, në cilin muaj të cilit vit, do ta:
  • funksionializoni Komitetin e Auditimit;
  • Brenda 3-6 muajve pas marrjes se mandatit
    • prezantoni para asamblesë planin e punës të ekzekutivit tuaj;
  • Plani i punës së ekzekutivit do të prezantohet para Kuvendit të Komunës bashkë me raportin vjetor të punës nga ekzekutivi i kaluar – parashihet ne muajin janar
    • inventarizoni plotësisht dhe publikoni në ueb faqen e komunës listën e kompletuar të pronave të komunës;

Brenda 6 mujorit te parë

  • paraqisni listat e detajuara me shpalosje të shpenzimeve të buxhetit komunal që mos me pasë raporte financiare me rubrika të përmbledhura ku për shembull thuhet: “shpenzime të tjera: 200 mijë euro”?
  • Bazuar ne dispozitat ligjore do te paraqiten listat e shpenzimeve te buxhetit komunal ne raportimin e dyte financiar para Kuvendit te Komunës në muajin korrik ku edhe do të bëhet shpalosja e shpenzimeve sipas kodeve ekonomike

Ju lutem, për secilën nga këto kërkesa sqarojeni muajin dhe vitin, sepse po dojmë me qenë në gjendje me e matë realizimin.

  1. Kur do t’i publikoni plotësisht në uebfaqen e komunës listat e:
    • kritereve dhe afateve për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim;
  • Do të publikohen. Gjithashtu kur te shpallet ankandi publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në harmoni me dispozitat e ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale do të publikohen edhe kushtet dhe kriteret
    • kritereve dhe afateve për dhënien e subvencioneve për bujqësi;
  • Deri me tani nuk kemi pas subvencione ne bujqësi
    • kritereve dhe afateve për dhënien e subvencioneve për kulturë, sport e shoqëri civile;
  • Do të publikohen sipas rregullores për dhënien e subvencioneve
    • vlerësimeve, përfituesve dhe raportet e impakteve të të gjitha subvencioneve të dhëna komunale;
  • Do të publikohet lista e përfituesve të subvencioneve
    • listën e shfrytëzuesve të pronave komunale dhe publike;
  • Po do të publikohet lista e shfrytëzuesve
    • listën e borxhlinjëve të shfrytëzueseve të pronave komunale dhe publike;
  • Po do të publikohet lista e borxhlinjve
    • listën e uzurpatorëve të pronave publike dhe atyre komunale;
  • Po do të publikohet lista e uzurpatoreve
    • listat e plota të lejeve të dhëna për ndërtim;
  • Po do të publikohet lista e borxhlinjve
    • të gjitha vendimet e Kryetarit të Komunës;
  • Po do të publikohet lista vendimeve
    • të gjitha vendimet e drejtorive të komunës?
  • Po do të publikohet lista e borxhlinjve
    • të gjitha shpenzimet e Kryetarit të Komunës;
  • Me rastin e publikimit të raporteve periodike
    • listën e bizneseve që marrin tender nga komuna;
  • Po do të publikohet
    • të gjitha kontratat që komuna i lidhë me operatorët ekonomik?
  • Po do të publikohet
  1. Si do të siguroheni që të krijoni kapacitete për hartim, aplikim dhe realizim të suksesshëm në fonde zhvillimore, si psh në IPA fonde dhe saktësisht sa projekte pretendoni t’i merrni nga donatorët?
  • Me trajnime dhe bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës Regjionale për Zhvillim
  1. Saktësisht, cili është premtimi juaj: Sa:
    • fidanë/drunjë do t’i mbillni e sa do t’i preni; – Sipas nevojës
    • punonjës do t’i punësoni me kontratë mbi vepër;
  • Më se shumti 10
    • parkingje të reja shtesë do t’i ndërtoni deri në fund të mandatit;

Aktualisht nuk ka nevoje. Nëse do të ketë, do të ndërtojmë një parking

  • çerdhe të reja do t’i ndërtoni;
  • Do te angazhohemi ta funksionalizojmë çerdhen ekzistuese e ndërsa për çerdhe te reja nuk ka nevojë
    • fëmijë do t’i përfshini në sistemin parashkollor, sepse e dini që sipas ligjit, të gjithë fëmijët e moshës parashkollore duhet të inkuadrohen në mësimin parashkollor – pra: sa klasa të para, aq mësime parashkollore?
  • Do te angazhohemi qe çdo fëmijë të inkuadrohet në mësimin parashkollor
  1. Cila është një kauzë për të cilën do të angazhoheni deri në atë masë që do të dilnit edhe në protestë qytetare, në mënyrë që ta ktheni komunën Tuaj në pikë referuese për turizëm të begatshëm dhe kualitativ, në komunë me estetikë urbane, me trashëgimi e cila i bënë krenarë edhe qytetarët e edhe diasporën e komunës Suaj?
    • Shkatërrimi i qëllimshëm i resurseve natyrore dhe kulturore

 A do t’Ju shohim duke:

    • harxhuar fonde komunale në blerje të telefonave mobil të shtrenjtë;
  • Jo
    • ndërruar mobiljet e zyres së Kryetarit;
  • Jo
    • ble veturë për kryetarin;
  • Nëse është në funksion – Jo
    • përdorur veturat e komunës jashtë orarit të punës;
  • Varësisht prej nevojës ngase komuna jonë është në distancë të madhe nga kryeqyteti. Gjithashtu ka një reliev të thyer me një distancë të madhe nga qendra komunale. Kjo e imponon edhe përdorimin jashtë orarit.
    • dhënë dorëheqje nëse të ngrisin aktakuzë;
  • Jo deri sa te vërtetohet pafajësia
    • dhënë dorëheqje nëse keni dënim nga gjykata;
  • Po gjithsesi
    • punësuar punëtor me kontrata mbi vepër për kategoritë/profilet që i keni brenda komunës?
  • Mund të punësohen 2-3 punëtorë me kontratë mbi vepër ose zgjatje te orarit të punëtorëve me rastin e ardhjes së bashkëatdhetarëve tanë kur edhe shtohen kërkesat për marrje të shërbimeve
  1. Si do ta siguroni përkrahjen e vazhdueshme të asamblesë komunale për ta realizuar agjendën Tuaj qeverisëse?
    • Duke arsyetuar me fakte e argumente
  2. Cila është zgjidhja juaj për trajtimin e këtyre problemeve në kujdesin shëndetësor:
    • Ambulanta në fshatin Bellobrad nuk ka ujë. Si mendi ta funksionalizoni këtë ambulance pa ujë;
  • Parashihet hapja e pusit
    • Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresanë e cila shfrytëzohet nga 10 mijë banorë, mungon materiali stomatologjik, si do ta siguroni furnizimin me kohë të materialit stomatologjik për këtë qendër;
  • Do të angazhohemi që Ministria e Shëndetësisë të rris sasinë e materialit stomatologjik
    • E kemi diskutuar herën e kaluar që kur gjinekologu ka dalë në pension, ska pasë më gjinekolog, e tash po na del që edhe pediatri është afër pensionit. Kur do të gjeni pediatër?

Aktualisht kemi pediatër. Pas daljes ne pension kemi personelin i cili është në specializim dhe ne vitin 2018 fillon punën si pediatër.

  1. Në Dragash, me para të Bashkimit Evropian janë ndërtuar qendra e Turizmit si dhe Muzeu Etnologjik. Për shkak se mungon stafi, të dy këto qendra janë të mbyllura. Si do të siguroheni që projektet e tilla të financuara nga BE mos të shkojnë dëm dhe çka ka me ndodh me këtë Muze dhe Qendër të Turizmit, nëse ju vini në pushtet?
    • Nëse nuk kemi pengesa ligjore për të pranuar punëtorë të rinj do të punësojmë 2 punëtorë.
  2. Teatri i Qytetit është djegur para më shumë se 5 muajsh dhe ende nuk ka përfunduar renovimi – kur do të funksionalizohet ky teatër, kur do të kryhet ndërtesa dhe kur do të zhvillohet shfaqja e parë aty?
    • Ka filluar renovimi i objektit. Do të vazhdohet me investime deri në përfundim dhe funksionalizim te objektit
  3. Cili është plani juaj për t’i adresuar këto probleme në sistemin arsimor:
    • të gjitha shkollat e Dragashit punojnë me dy ndërrime. Kur do ta pilotoni mësimin gjithëditor;
  • Mësimin gjithëditor do të fillojmë me shkollën e mesme e pastaj në shkollat fillore
    • Laborator ka vetëm shkolla e mesme në Dragash. Kur do të pajisen 12 shkolla fillore me laboratorë dhe salla të edukatës fizike;

Me laborator në vitin në vitin e 2 të qeverisjes ndërsa për salla të edukatës fizike vitin e 3 dhe të katërt

  • Në Fshatin Llapushnik, ka filluar të ndërtohet shkolla fillore e mesme e ulët “Shaban Shabani”, hulumtimi ynë po tregon që në lokacionin e kësaj shkolle nuk ka vend për tu ndërtuar salla e edukatës fizike. Ku do ta gjeni hapësirën që shkolla e re të ketë edhe sallë të Edukatës Fizike?
  • Hapësira do të jetë në vendin e shkollës së vjetër ngase shkolla e re ka hapësirë të mjaftueshme
  1. Si do t’i adresoni këto probleme në shërbime publike:
    • Kur do të kenë banorët e fshatit Brezne trotuare dhe ndriçim;
  • Brenda mandatit qeverisës do të kenë trotuare dhe ndriçim
    • Kur do t’i largoni deponitë e bërllokut dhe kanalizimet nga lumenjtë që kalojnë përmes fshatit Bellobrad, Rapç, Bresan dhe Brezne?
  • Deponitë e bërllogut ne vitin 2019 ndërsa për kanalizimet jemi skeptik për shkak te kostos se madhe buxhetore. Por gjithsesi do të angazhohemi që brenda mandatit së paku pjesërisht të zgjidhim këtë çështje
  1. Për çka do të mbaheni në mend në fund të mandatit?

Bashkëpunim, transparencë, korrektësi