Zenun Elezaj, AAK, Klinë. Foto: Kallxo.com

Zenun Elezaj Premton Stacion të Autobusëve në Klinë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës Zenun Elezaj në Debat Pernime ka thënë se vendimi i tij i parë nëse zgjedhet kryetar do të jetë ai për ndërtimin e stacionit të autobusëve.

“Vendimi im i parë në krye të komunës do të jetë ai për inicimin e procedurave për ndërtimin e stacionit të autobusëve”, ka thënë Elezaj nga AAK.

Ai ka thënë se do ta pranonte si këshilltar kundërkandidatin tij Sokol Bashota, por nuk ka treguar për çfarë çështje do ta angazhonte si këshilltar.

Më herët, gjatë debatit, Boshota i dha Elezajt ofertë për punë si këshilltar në kabinetin e tij.

Qytetarët e Klinës do mund të votojnë në zgjedhjet e së dielës për balotazh në mes të Sokol Bashota nga PDK dhe Zenun Elezaj AAK.

Rezultatet Zyrtare të raundit të parë tregojnë se Sokol Bashota – PDK  ka 37.76% të votave dhe  Zenun Elezaj – AAK :25.45%.