Xhafer Gashi: Dorëhiqem Nëse Dështon Ligji për Obiliqin
Xhafer Gashi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Obiliqit tha se kauza e tij për këtë komunë është zbatimi i ligjit për Obiliqin.
Gashi, i cili është edhe kryetar aktual i kësaj komune, në Debat Pernime tha se nëse merr mandatin sërish, është i gatshëm për protestë rreth ligjit për Obiliqin.
“Ligji për Obiliqin pritet të plotësohet, do të punojmë fuqishëm në këtë drejtim. Do të punojmë shumë sepse ligji i sjell shumë të mira qytetarëve të Obiliqit. Jo me protestu, por nëse është nevojshme, do të jap dorëheqje “, tha Gashi.
Ngjajshëm u shpreh edhe Mehmet Krasniqi, kandidat i Lidhjes Demokratike e Kosovës i cili konsideron se do të protestonte për këtë ligj.
“Nuk ka çështje më të rëndësishme sesa implementimi i ligjit për Obiliqit”, tha Krasniqi
Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm
Balotazhi i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 nëntor.