Salih Salihu (VV) në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Vetëvendosje Premton Miliona Grante për Bujqësi

Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur planin  e saj në fushën e bujqësisë dhe tregtisë.

Salih Salihu, përfaqësues i këtij subjekti premtoi 240 milionë euro subvencione në këtë fushë.

“Kosova ka kushte jashtëzakonisht të mira klimatike për ta zhvilluar këtë fushë. LVV sektorin e bujqësisë e ka shpallë me interes nacional. Do të investojmë në pika të prodhimit, të përpunimit. 240 milionë euro subvencione”, tha Salihu.

Këto komente ai i bëri në ‘Debat Pernime’, që po transmetohet në RadioTelevizionin 21.

Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka sjellë përfaqësues të vet as në debatin e sontëm Pernime që po transmetohet në TV 21.

Debati zgjedhor temë e të cilit është Industria e Bujqësia ka mbledhur përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, përveç PDK-së.

Ky është debati i tetë me radhë në kuadër të fushatës zgjedhore që po bojkotohet nga PDK. Kjo parti po kërkon hapësirë më të madhe për vete dhe partitë që i mbledh në koalicion (AAK e NISMA), se sa subjektet tjera në garën zgjedhore, koalicionin LDK-AKR dhe partinë politike Vetëvendosje.

Komisioni i Pavarur për Media, javën e kaluar, kishte vlerësuar se kërkesa e PDK-së për hapësirë më të madhe në debat se subjektet tjera, është e kundërligjshme.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm: