Bashkim Nurboja, VV, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Vetëvendosje: Pesë Çerdhe të Reja në Pejë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Pejës, Bashkim Nurboja, premtoi pesë çerdhe të reja në komunën e Pejës gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar nëse ai konfirmohet në krye të komunës më 22 tetor.

Në Debat Pernime të moderuar nga Jeta Xharra, Nurboja tha se tri nga këto çerdhe do të ndërtohen në qytetin e Pejës ndërsa dy të tjera nëpër fshatra.

Nurboja tha se komuna e drejtuar nga do të ketë program për sigurinë, qentë endacakë dhe do të sigurojë shujta për nxënës nëpër shkollat fillore.

“Planifikojmë të japim prona komunale për investitorët privatë ku komuna do t’i zotërojë disa banesa për t’i shpërndarë për familjet e pastrehë. Do t’i çlirojmë të gjitha hapësirat publike sidomos në qendër të qytetit”, tha Nurboja.