Kadri Veseli, Foto: PDK

Veseli premton fuqizimin e raporteve me SHBA-në

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kandidat për kryeministër nga kjo parti ka mbajtur tubimin kryesor zgjedhor në Drenas.

Ai ka vazhduar me mesazhe të luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit duke thënë se fitorja e PDK-së me 6 tetor do t`i fuqizoj edhe më shumë marrëdhëniet me SHBA-të.

“Do të legalizoj të gjitha pronat që aktualisht janë 350 mijë prona, qytetarët tanë janë pa tapi për dy vite të gjitha këto prona do të legalizohen”, tha Veseli.

Sipas tij, në këto zgjedhje do të vendoset mes koalicionit të shpresës me SHBA që e udhëheq PDK-ja dhe koalicionit të izolimit dhe të thellimit të korrupsionit që përfaqësojnë partitë e tjera.

“Fitorja e PDK-së do ta fuqizoj edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA. Si mund të ecë Kosova përpara nëse është e përçarë me miqtë. Si mund të ecë Kosova nëse është e përçarë me miqtë e saj amerikanë. Ne duhet ta ndërtojmë një vizion të Kosovës me ekonomi të zhvilluar, rini e ndërmarrësi. Ky është vizioni i juaj dhe i PDK-së që do të fitoj me 6 tetor”, ka thënë Veseli.