Kadri Veseli në Lipjan - Foto: Facebook

Veseli: PDK Flet me Punë

Kryetari i PDK-së pas një tubimi zgjedhor në Lipjan tha se kjo komunë do të ndryshojë me qeverisjen e Ismet Hajrullahut.

“Qytetarët e dinë se PDK-ja flet me punë”, ka shkruar Kadri Veseli në profilin e tij në “Facebook”.

“Shumë shpejt do të përfundojë autostrada Prishtinë-Shkup e nisur nga PDK-ja dhe gjithë banorët e Lipjanit do të përfitojnë nga kjo arterie e rëndësishme e transportit”, ka theksuar i pari i PDK-së.

“Ne do t’u prijmë ndryshimeve të reja dhe kjo komunë do të ecë me ritmin e duhur dhe të kërkuar nga banorët e saj”, ka shtuar Veseli.