Ajet Potera, VV, Podujevë.

Veliu e Potera Nuk Tregojnë Emrat e Drejtorëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës Agim Veli në emisionin Jeta në Komunë, ka deklaruar se vendimi i tij i parë nëse zgjedhet kryetar do të jetë vendim i cili është në kuadër të nevojave të detyrës së kryetarit.

“Vendimi i parë do të jetë ai vendim që vije si nevojë në ditën e parë të mandatit. Ekipi im do yt jetë një kombinim nga përvoja dhe me të rinjtë dhe gjithsesi me gratë. Tash për tash nuk kam emra për publikun”, ka thënë Veliu.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës Ajet Potera në debatin Jeta në Komunë ka deklaruar se vendimi i tij i për nëse zgjedhet kryetar do të jetë ai për do ta rishikojmë buxhetin, për çdo fëmijë nga 100 për nënat.

“vendimi im i parë do të jetë ai për rishikimi e buxhetit dhe kompensimi me nga 100 për çdo fëmijë që lind në komunën tonë. Nuk janë me rëndësi emrat e drejtorëve, më rëndësi është që ti kem njerëzit e përgaditur profesionalisht. Nuk na intereson bindja e tyre partiake, do jetë qeverisje gjithëpërfshirëse, ka deklaruar Potera.

Ndryshe, rezultatet zyrtare të KQZ-së tregojë se qytetarët në balotazhin e së dielës duhet të përcaktohen për Agim Veliut nga LDK apo Ajet Poterës nga LVV.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Podujevës , më së shumti vota kanë marrë Agim Veliu nga LDK me 48,15% dhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje me 29,77%.