Shaqir Totaj

Totaj: Protestoj për Qendrën Historike të Prizrenit

Shaqir Totaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit tha se kauza për të cilën do të mund të protestonte edhe si kryetar do të ishte Qendra Historike e Prizrenit.

Ai këtë e tha në Debat Pernime ku gjendet përballë Mytaher Haskukës, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Prizren.

Haskuka në anën tjetër tha se veçse ka protestuar për Qendrën por tani synon të ndalë disa hidrocentrale me protestë.

“Për Qendrën Historike të Prizrenit kam protestuar më herët, ndalja e hidrocentraleve që parashikohen në Zhupë apo në Lumbardh, është një krim për natyrën dhe do të jem kundër vendimeve të qeverisë lidhur me këtë”, tha Haskuka.

Në votimet e 22 tetorit, kandidati i PDK-së ka fituar 29.75 për qind të votave, kurse ai i Vetëvendosjes 22.41 për qind.