Muharrem Svarqa dhe Agim Aliu - Foto: KALLXO.com

Svarqa e Aliu Ballafaqojnë Planet për Ferizajn në DebatPernime

Kandidatët për kryetar të Komunës së Ferizajt për balotazhin e 19 nëntorit do të përballen nesër në Debat Pernime prej orës 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Ferizajn pas 19 nëntorit,  Agim Aliu (PDK) dhe Muharrem Svarqa (LDK), do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Aliu e Svarqa morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Ferizajt.

Aliu i PDK-së ka fituar në rrethin e parë 39,16% për qind të votave, ndërsa Svarqa i i LDK-së 31,34 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.