Shaip Surdulli, LDK, Kamenicë.

Surdulli: Vendimi i Parë, Emërimi i Nënkryetarit dhe Drejtorëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës Shaip Surdulli në Debat Pernime ka deklaruar se vendimi i tij i parë nëse zgjedhet kryetar do të jetë ai për emërimin e nënkryetarit dhe drejtorëve të komunës.

“Vendimi i parë për emërimin e nënkryetarin dhe ai i emërtimit të drejtorëve të drejtorive komunale”, ka thënë Surdulli.

Ai nuk ka dhënë asnjë emër të drejtorëve me të cilët ai synon të qeverisë.

Rezultatet zyrtare të KQZ-së tregojnë se Qëndron Kastrati nga LVV ka  33,69 %  të votave dhe Shaip Surdulli  nga LDK ka 28,79 % të votave.