Debat Pernime, Kamenicë

Surdulli: S`jap Dorëheqje Nëse më Ngritet Aktakuzë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës Shaip Surdulli në Debat Pernime ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje nëse ndaj tij ngritet aktakuzë.

“Nuk jap dorëheqje nëse ngrite aktakuzë. Kam pasë aktakuza dhe jam shpallur i pafajshëm. Nëse shpallem fajtor nga shkalla e parë unë jap dorëheqje. Nëse dikujt i ndodh që të dënohet nga gjykata do të përjashtohet nga puna”, ka thënë Surdulli.

Në debat nuk po merr pjesë kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje Qëndron Kastrati.

Rezultatet zyrtare të KQZ-së tregojnë se Qëndron Kastrati nga LVV ka  33,69 %  të votave dhe Shaip Surdulli nga LDK ka 28,79 % të votave.